Tri gra të fuqishme të politikës kosovare së bashku. A do t’i shohim së shpejti në një parti?

Tri gra të fuqishme të politikës kosovare së bashku. A do t’i shohim së shpejti në një parti?

Si duket tri gratë e njohura të politikës në Kosovë njihen që moti, pasi Kusari-Lila thotë se që të dyja, edhe Çitaku edhe Jahjaga, e njohin djalin e saj Edonin që nga ditët e para.

“Mikëpritje në Aeroportin e Prishtinës nga Edoni për Mamin dhe dy gratë që e njohin nga ditët e tij të para”, ka shkruar ajo.

Aktualisht Kusari-Lila është në përpjekje e sipër të themelimit të partisë me Ilir Dedën, Jahjaga është pa parti – dhe po flitet nëpër media që do të nis ndonjë iniciativë të re politike, ndërsa Çitaku ka qenë përherë anëtare e PDK-së.

Kush e di, ndoshta në të ardhmen që të trija do t’i shohim të bashkuara në një parti politike. /Periskopi/

capture

Shpërndaje në: