Tri nuset e famshme të estradës, ku po i shijojnë pushimet
E kemi thënë shpesh herë se ato u bënë të famshme që nga lidhjet që ato krijuan me personat që i përkisnin jetës së show bizit, shkruan Kosovarja.
Ajo që më së shumti bëri bujë të madhe dhe mori vëmendje janë dasmat e tyre që realizuan me detaje dhe ishin aq madhështore dhe lirisht mund të themi përrallore secila më e bukur se tjetra.
Ndoshta ka kohë që Ermali dhe Ariana janë martuar por nuk harrohet lehtë dasma e tyre e cila u cilësua një dasmë si nëpër filma. Ata sot janë prindër të tre fëmijëve por çifti janë më të dashuruar se kurrë më parë shijojnë kohën bashkë dhe atë në vende të ndryshme destiancioni i fundit ku edhe janë duke kaluar momente të bukura është Italia.

Edhe Albatriti dhe Egzona u komentuan me ditë të tëra për organizimin e dasmës së tyre ku nuk munguan figura të shumta publike dhe një dasmë shumë madhështore që nuk do harrohet. Egzona u përfol se ishte shtatzënë kur edhe veshi vellon e bardhë. Dhe ashtu doli të jetë e vërtetë në maj të këtij viti ata u bënë prindër të vajzës të cilën e quajtën Amelia. Edhe Albatriti me Egzonën për momentin janë duke shijuar pushimet në Turqi.

Është Learta reja e Shyhrete Behlulit ku nuk shpëton ditë pa qenë pjesë e rubrikës rozë. Ajo mori vëmendje qysh nga martesa me Kushtrimin. Më shumë se çdo gjë tjetër mediet u fokusuan në ato orë që familja e këngëtares ishte në ditë gëzimi dhe kureshtja ishte e madhe se si është organizuar dhe se si po ecën ahengu, kush merrte pjese si ishin veshur dhe si dukeshin pjesëmarrësit. Edhe Learta e cila me qindra herë u lakua emir i saj në media në gusht të këtij viti sjelli në djalin të cilin e quajtën me emrin Matin. Reja e Shyhretës lindi në Gjermai pas pak javësh erdhi në Kosovë dhe organizoj një festë në mirëseardhje në jëtë të djalit. Kushtrimi dhe Learta serish ndodhen ne Gjermai me sakte në Dusseldorf ku po shijojnë pushimet bashkë me vogëlushin e tyre Matin.

Këto janë tri nuset të cilat jetojnë një jetë ne mes modernes dhe asaj të vjetrës, ndjekin trendët por edhe nuk i largohen zakoneve të vjetra në momente kur kërkohet një gjë e tillë. Rejat e famshme krahë bashkëshortëve të tyre gëzojnë një relacion të mirë me vjehrrat, janë kushtet në të cilat jetojnë ku bëjnë çfarë të duan pa i penguar gjë, apo janë të tilla të respektuara ndaj vjehrrave të tyre. Ato patën fatin të jenë gratë, rejat e njerëzve të famshëm, dhe fama depërtoj dhe në to, dashje pa dashje, dhe pa bërë gjë.



