Tri objektivat e Jurgen Kloppit për ta zëvendësuar boshllëkun që e ka lënë Coutinho (Foto)
Liverpool e shiti Philippe Coutinhon te Barcelona për shumën prej 144 milionë euro në janar të këtij viti
Liverpool është kualifikuar në finale të Champions League ku më 26 maj do të tentoj triumfin në këtë garë, por kundërshtarin nuk e ka aspak të lehtë pasi do të përballet me kampionin në fuqi, Real Madridin, transmeotn Periskopi.
Jurgen Klopp tashmë ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës dhe përveç ardhjes së sigurt të Naby Keitas, ai kërkon që ta përforcojë edhe më shumë mesfushën.
Nabil Fekir raportohet të jetë objektivi primar i teknikut gjerman, edhe pse klubi francez ka mohuar se ka kontakte me Liverpoolin.

Dy opsionet tjera të Kloppit janë Malcolm, lojtar i Bordeaux si dhe Christian Pulisic i Dortmundit. /Periskopi/





