Tri objektivat e mëdha të Carlo Ancelottit për merkaton e verës me Napolin
Carlo Ancelotti është emëruar trajner i Napolit, skuadër me të cilën synon që ta fitojë titullin e Serie A edicionin e ardhshëm
Presidenti i njohur i Napolit, Aurelio De Laurentis solli në skaudër një trajner me emër të madh vetëm që ta ndalë dominimin e Juventusit në Itali, shkruan Periskopi.
Dëshira e parë e teknikut italian është Arturo Vidal, ish-lojtar i Juventusit me të cilin ka punuar te Bayern Munich.
Karim Benzema është emri tjetër që po flitet se mund të largohet këtë verë nga ‘Santiago Bernabeu’ me Ancelottin që është i interesuar për shërbimet e tij pasi e njeh mirë francezin nga koha kur ishte trajner i ‘Los Blancos’.
Emri ndoshta pak befasues është ai i Mario Balotellit, lojtar të cilin mund ta merr falas pasi sulmuesit kontraverz i ka skaduar kontrata me klubin francez Nice. /Periskopi/.



