Triller i vërtetë në Nou Camp por Barcelona prek finalen (Video)

Triller i vërtetë në Nou Camp por Barcelona prek finalen (Video)

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 2-1 në Vincente Calderon, ndërsa e dyta në Camp Nou u mbyll baras 1-1. Barcelona kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ndeshja nisi më mirë për Atlericon që kishte disa raste të mira, por Barcelona shkoi në pushim me një gol.

Ishe Luis Suarez që shënoi për 1-0 pas një topi të kthyer nga portieri Moya.

Në pjesën e dytë ndodhi gjithçka.

Barcelona mbeti fillimisht me 10 lojtarë, pasi  Sergi Roberto u ndeshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por edhe Carrasco kishte të njëjtin fat pas 10 minutash.

Atletico fitoi penallti në minutën e 80-të, por Kevin Gameiro nuk qëlloi cakun.

I njëjti hapi ndeshjen në minutën e 84-të.

Por deri në fund nuk pati gola dhe Barcelona preku finalen.

https://youtu.be/E1tJ9NT7Yxs

 

Shpërndaje në: