Tronditë Wenger pas ndeshjes “E dinim paraprakisht se referi do të jepte penallti për Chelsean”
Pas ndeshjes së mbrëmshme përballë Chelseat, ku Arsenali sërish u dëmtua nga gjyqtarët anglezë, në një ndeshje mahnitëse që përfundoi 2:2 – ka reaguar trajneri francez.
Ai ka thënë që “E dinin paraprakisht se do të dëmtoheshin nga gjyqtari, por iu duhet të pajtohen me këtë gjë”.
Arsenali është dëmtuar në vazhdimësi këtë sezon, madje një gjë e tillë iu ndodhi edhe natën e pritjes së vitit të ri, ndaj West Bromwich Albion. Skuadra londineze është dëmtuar keq edhe në ndeshje të tjera, si ndaj Watford, Stoke dhe Manchester Cityt.
Pas protestës së bërë nga Wenger pas ndeshjes me West Bromin, ai është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit.
Vlen të përmendet që mbrëmë performancë katastrofale pati edhe mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi.



