Tronditëse: Fshehu gjashtë fetusë në dollap, rrezikohet me shumë vite burgim
Sipas gjykatës në provincën Maritoba, e akuzuara Andrea Giesbrecht, kishte fshehur shtatëzanitë e saj, pasi gjashtë fetusë, janë gjetur në faza të ndryshme të dekompozimit, në një dollap.
Punonjësit e pastrimit, ishin ata të cilët kanë lajmëruar menjëherë autoritetet pas gjetjes të tmerrshme në një objekt të quajtur U-Haul.
Giesbrecht për çdo trup të gjetur do të dënohet deri në 2 vjet burg, çka në përfundon do të thotë deri ne 10 vjet burgim.
“Nuk është treguar asnjë shenjë e komplikacionit të shtatëzanisë, provat mjekësore, statistikisht për çdo fëmijë, tregojnë se me shumë mundësi ato do të lindnin të gjallë” tha gjykatësi Thompson.
Sipas tij, të gjitha veprimet e saj te qojnë në një përfundim “Ajo ishte në dijeni se fëmijët do të mund të lindnin të gjallë, dhe ajo dëshironte të fshihte faktin e lindjes së tyre” përfundoi ai.
Ende nuk është vendosur data e dënimit të saj. /Periskopi/



