‘Tronditet’ Arsenali para derbit me Manchester United
Arsenal është duke u përgaditur për takimin e radhës në Premier Ligë që do ta zhvillojë ndaj rivalëve të vjetër, Manchester United.
‘Topqinjtë’ do të jenë pa ndihmën e yllit spanjoll, që në këtë sezon është një nga pikat kyçe të skuadrës së Wenger.
“Hector Bellerin është jashtë për 4 javë. Ai u lëndua në 10 sekondat e fundit ndaj Spurs, nga një ndërhyrje shumë e fortë nga Danny Rose”, deklaroi Wenger në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Hector Bellerin & Danny Rose, në duel
Ai foli edhe për gjendjen fizike të sulmuesit, Alexis Sanchez.
“Unë e kuptojë dëshiren e Alexis për të luajtur për kombëtaren e tij, ne i besojmë stafit mjekësor të Kilit. Nesër do të marrim një vendim për të”, shtoi tekniku francez.
Manchester United-Arsenal takohen të shtunën nga ora 13:30. /Periskopi.com/



