Tronditet Atletico, pas humbjes ndaj Vilareal merr një tjetër lajm të keq
Atletico Mardrid merr një lajm të keq pas humbjes ndaj Vilarealit në shtëpi.
Trajneri Diego Simeone nuk do të ketë të gatshëm shërbimet e sulmuesit belg, Yannick Ferreira Carrasco për dy javë sipas mediave iberike.
Carrasco pësoi një dëmtim në krahun e djathtë në sfidën e zhvilluar mbrëmë ndaj Villarrealit.
Ai do të mungojë në dy sfidat e radhës në La Liga, por dhe në duelin e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, në duelin që do të luhet në “Santiago Bernabeu”.



