Tronditet Barcelona, Lewandowski mungon në “El Clasico”

Tronditet Barcelona, Lewandowski mungon në “El Clasico”

Lajme të hidhur në shtëpinë e Barcelonës pak ditë përpara “El Calsico” kundër Real Madrid.

Lewandowski rikthehet i dëmtuar nga grumbullimi me përfaqësuesen polake.

“Bomberi” i Barçës ka pësuar një tërheqje muskulore në bicepsin femoral të kofshës së majtë, një dëmtim që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën 4 javë.

Në këtë mënyrë, Leva humbet super sfidën me Real Madrid në program për t’u zhvilluar më 26 tetor. Leva u dëmtua në takimin kundër Lituanisë ku qëndroi në fushë për 90 minuta dhe shënoi 2 gola.

Dëmtimi i polakut është i fundit në radhë pasi më herët Hansi Flick humbi edhe shërbimet e Dani Olmos si pasojë e një dëmtimi në këmbën e majtë me ekipin e Spanjës.

Ndërkohë në dyshim të fortë mbetet edhe Raphinha, prezenca e tij në “El Clasico” nuk është e sigurt.

Shpërndaje në: