Tronditet Juventusi, Ronaldo mungon në çerekfinale?

Tronditet Juventusi, Ronaldo mungon në çerekfinale?

Gjesti provokues i Cristiano Ronaldos mund të vendoset në Komision Disiplinor të UEFA-së. 

UEFA do të hapë një hetim për Ronaldon për gjestin e tij ndaj tifozëve të Atletico Madrid, shkruan sot  Gazzetta dello Sport.

“UEFA do të hapë një hetim për gjestin e Ronaldos në fund të ndeshjes mes Juves dhe Atleticos. Ai rrezikon një gjobë si Simeone, por nëse konsiderohet gjesti si tallje ndaj tifozëve kundërshtarë mund të shndërrohej në një skualifikim për një ndeshje”, ishte njoftimi i të përditshmes italiane, përkthyer nga Periskopi.

Image: PA

Megjithatë, dënimi më i mundshëm mbetet ai me para, pasi trajneri i Atleticos për një festim të tillë në ndeshje e parë u dënua me 20 mijë euro.

Simeone pas ndeshjes e pranoi që gjesti nuk ishte i mirë, por ai vlen për të treguar karakterin dhe të njëjtën gjë bëri edhe ylli portugez. /Periskopi/ 

Shpërndaje në: