Tronditet Milani nga kundërshtari i Kosovës: Pandevi i tmerrshëm shënon në San Siro
AC Milan ka pësuar në shtëpi tashmë golin e parë nga Genoa që po lufton për mbijetesë në Serie A.
Ishte vetëm minuta e shtatë e ndeshjes kur Goran Pandev ia doli që të shënonte në portën e Asmir Begoviq.
AC Milan po kërkon që të futet në zonën që çon në Europa League ndërkaq Genoa tashmë me një fitore eventuale do të dilte nga zona që çon drejt Serie B, shkruan Periskopi.
Goli i shënuar nga veterani maqedonas Goran Pandev është një lajm i keq për Kosovën që po përballet me probleme të shumta në vigjilje të sfidës kruciale në kuadër të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut që zhvillohet më 26 të këtij muaji.
Milani në këtë ndeshje ka aktivizuar edhe boshnjakun Zlatan Ibrahimoviq nga minuta e parë. /Periskopi



