Tronditet Mourinho, akuzohet për evazion fiskal (Foto)
Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho është akuzuar për evazion fiskal, për kohën kur ishte menaxher i Real Madridit.
Prokurorët mendojnë se Mourinho ka shkelur ligjin gjatë qëndrimit të tij në Bernabeu, nga viti 2010-2013, transmeton Periskopi.
Ai akuzohet se ka mashtruar autoritetet spanjolle të shtetit për rreth 3.3 milionë euro në taksa.
Portugezi është bërë personaliteti i fundit nga bota e futbollit që është gjendur nën akuza të tilla.
Tash së fundi, sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo e ka gjetur veten të paditur nga autoritetet spanjolle, për shkak të akuzave për evazion fiskal. /Periskopi



