Tronditet Real Madrid, dyshohet për bombë në vendin ku po stërviten
Kampusi i “UCLA”, Universiteti i Kalifornisë, atje ku Real Madrid po zhvillon pjesën e parë të përgatitjeve të verës është evakuuar në orën 22:00 me orën e SHBA, në 8 të mëngjesit me orën tonë, si pasojë e një alarmi për bombë.
Autoritet amerikane kanë evakuuar vetëm tre konvikte, sipas asaj që bën të ditur zëdhënësi për shtyp i universitetit, Brian Haas.
Sot pasdite, Real Madrid duhet t’i rikthehet normalisht stërvitjes sepse gjendja e alarmit u largua, sigurisht me vigjilencë maksimale.



