Tronditet Reali, ja çka bën Ronaldo
Cristiano Ronaldo nuk ka stërvitur sot me Kombëtaren e Portugalisë para ndeshjes me Andorrën, që do të zhvillohet këtë të shtunë
Ylli i Real Madridit, Cristiano Rnaldo nuk ka stërvitur sot me Kombëtaren e Portugalisë, por i vetëm me trajnerin fizik.
Federata portugeze nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për mungesën e Ronaldos, i cili një ditë më herët ishte stërvitur normalisht.
Ky është një lajm i keq edhe për Realin, që momentalisht të lënduar i ka edhe Bale, Benzema, Kovacic, Theo, Marcelo dhe Carvajal.
Portugalia të shtunën do të luajë ndaj Andorës, ndërsa të martën do të ketë përballjen më të rëndësishme ndaj Zvicrës. /Express/



