Tronditet Spalletti, Roma arrin marrëveshje me trajnerin e ri (Foto)
Eusebio Di Francesco pritet të jetë trajneri i ri i Romës.
Sipas mediave italiane, Roma ka arritur marrëveshje me teknikun e Sassuolos.
Di Francesco që po bën mrekullinë në tri sezonet e fundit me Sassuolon, do të zyrtarizohet si trajner i Romës në qershor.
Ai do të zëvendësojë Luciano Spallettin, i cili nuk arriti që të fitojë trofe me ekipin nga kryeqyteti.
Pas largimit nga Roma, trajneri karizmatik pritet të marrë drejtimin e Interit.



