Trump: Falenderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për Iranin
Në një postim në Truth Social të dielën në mëngjes me kohë të Amerikës, presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka përdorur gjuhë të ashpër për t’i bërë thirrje Iranit që të lejojë anijet të kalojnë Ngushticën e Hormuzit.
Në postim, ai po ashtu ka kërcënuar të sulmojë më tej infrastrukturën energjetike dhe të transportit iranian.
Për këtë e ka caktuar ditën e martë, sipas njoftimit.
“E marta do të jetë Dita e Termocentralit dhe Dita e Urës, të përfshira në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapni Ngushticën e mallkuar, ju kopilë të çmendur, ose do të jetoni në Ferr – Vetëm shikoni! Falënderimi i takon Allahut”, ka shkruar Trump.




