Trump kërkon që shtatë vende të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit
16 Mar, 8:20
Presidenti amerikan po e shton retorikën e tij ndaj aleatëve që po ndihmojnë Amerikën të rihapë Ngushticën e Hormuzit – rrugën jetike ujore për naftën – që Irani e ka mbyllur.
Ai tha në Truth Social disa ditë më parë se “shpresonte” që aleatët do të ndihmonin – por në Air Force One së fundmi gjuha ishte më e ashpër.
“Unë me të vërtetë po kërkoj që këto vende të vijnë dhe të mbrojnë territorin e tyre – sepse është territori i tyre – është vendi nga i cili ata marrin energjinë e tyre dhe ato duhet të na ndihmojnë ta mbrojmë atë”, ka thënë Trump, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.