Trump në Arabinë Saudite, Melania pa shami (Foto)

Trump në Arabinë Saudite, Melania pa shami (Foto)

Çifti presidencial amerikan ka mbërritur në Riad dhe Zonja e Parë e Amerikës ka marrë të gjithë vëmendjen.

Një hap larg bashkëshortit të saj Donald Trump, Melania është shfaqur me një komplet të zi dhe pa shaminë, që është traditë në vendin që i pret, Arabinë Sadite, një detyrim ky për të gjitha femrat që shkelin në vendin mysliman.

E njëjta zgjedhje edhe për vajzën e Trump, Ivanka, e cila ka zbritur nga avioni së bashku me stafin presidencial.

Vajza e preferuar e manjatit ka zgjedhur një fustan me mëngë të gjata dhe edhe ajo si Melania është prezantuar pa shami.

Shpërndaje në: