Trump: Operacioni në Iran mund të zgjasë “shumë” ose të përfundojë “për dy-tri ditë”
Ekzistojnë disa opsione për shtensionim pas operacionit ushtarak të SHBA-së në Iran, thotë presidenti amerikan, Donald Trump.
“Mund ta zgjas shumë këtë operacion dhe të marr gjithçka nën kontrollin tim, ose ta përfundoj për dy ose tri ditë dhe t’u them iranianëve: ‘Shihemi përsëri pas disa vitesh nëse filloni të rindërtoni [programin tuaj bërthamor]’”, i thotë ai Axios, raporton REL, transmeton Periskopi.
Kjo është hera e parë që presidenti i amerikan flet për operacionin qëkurse njoftoi fillimin e sulmeve të shtunën në mëngjes.
Ai thotë se më në fund e mori vendimin për t’i miratuar sulmet për shkak të mungesës së përparimit në bisedimet bërthamore këtë javë.
“Iranianët u afruan dhe pastaj u tërhoqën, u afruan dhe pastaj u tërhoqën. Kuptova nga kjo se ata në të vërtetë nuk duan marrëveshje”, thotë ai, sipas mediave amerikane.



