Trump paralajmëron: SHBA mund të mbikëqyr Venezuelën për vite

Trump paralajmëron: SHBA mund të mbikëqyr Venezuelën për vite

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfshirja e vendit të tij në Venezuelë mund të zgjasë me vite.

Ai i tha New York Times se “vetëm koha do të tregojë” se sa gjatë administrata e tij do të “mbikëqyrë” drejtimin e kombit të Amerikës së Jugut pas kapjes nga forcat amerikane të udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro në një bastisje të shtunën.

Trump gjithashtu nuk tha nëse ose kur do të mbaheshin zgjedhje në Venezuelë për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme të kryesuar nga besnikja e Maduros, Delcy Rodríguez.

Ndërkohë, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, tha se rrëzimi i Maduros kishte nisur një “proces të pakthyeshëm” që do ta çonte Venezuelën drejt “lirisë”.

Gazetarët e New York Times (NYT) e pyetën Trumpin mbi planet e tij për të ardhmen e Venezuelës, disa ditë pasi ai kishte thënë se administrata e tij do të drejtonte kombin e pasur me naftë.

Më herët, Shtëpia e Bardhë kishte thënë se SHBA-të do të kontrollonin shitjet e naftës së sanksionuar “për një kohë të pacaktuar”.

Trump tha se administrata e tij do të “merrte naftë” nga Venezuela, e cila ka rezervat më të mëdha të provuara në botë, por pranoi se do të “duhej pak kohë” që industria e naftës e vendit të vihej në punë. /Telegrafi/

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Tentoi fluturimin me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një shtetase e huaj në Aeroportin ‘Adem Jashari’

Një grua shtetase e huaj është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi…

Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Dodë Gjergji thirrje liderëve politikë që të tregojnë përgjegjësi

Mesha solemne e Pashkëve në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë përcolli mesazhe të fuqishme…

Prishtinë: Përleshje me armë zjarri në një lokal – dy të plagosur u dërguan në QKUK

Si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, dy persona…

“ Dërgimi i FSK-së në Gazë, hap strategjik për Kosovën”

Dërgimi i trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Gazë përbën një hap…

Trump: Anëtari i zhdukur i ekuipazhit amerikan u shpëtua në një operacion ‘të guximshëm’ në Iran

Një anëtar amerikan i ekuipazhit është shpëtuar pasi u rrëzua në një avion luftarak mbi…

27 vjet nga Masakra e Rezallës, u vranë 98 shqiptarë

5 prilli shënon një nga datat më të dhimbshme të historisë së Kosovës. Në vitin…

Sot temperaturat tipike pranverore

Sot temperaturat e ditës pritet të shkojnë deri në 18 gradë Celsius. Kështu ka bërë…

Projektligji për çmimet tavan, ‘mbron konsumatorët-dëmton bizneset’

E miratuan edhe në vitin 2023, por Gjykata Kushtetuese ua hodhi poshtë. Pas tre vitesh,…