Trump për luftën në Ukrainë: Mendova se do të ishte një nga problemet më të lehta
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se zgjidhja e luftës së nisur nga Rusia kundër Ukrainës ka rezultuar më e vështirë sesa arritja e paqes në Lindjen e Mesme.
Trump i bëri këto komente në një takim me kryeministrin kanadez Mark Carney, transmeton Telegrafi
Presidenti amerikan tha se kishte bërë shtatë marrëveshje të shkëlqyera dhe gjithashtu kishte propozuar një plan paqeje për Gazën.



