Trump përjashton mundësinë për marrëveshje me Iranin: Asgjë përveç dorëzimit pa kushte

Trump përjashton mundësinë për marrëveshje me Iranin: Asgjë përveç dorëzimit pa kushte

Donald Trump duket se përjashton çdo mundësi për një marrëveshje diplomatike me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.

Presidenti i ShBA-së tha se nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç një siç e quajti ai “dorëzimi të pakusht”, shkruan Klankosova.tv

Përmes një reagimi në Truth Social, presidenti amerikan tha: “Nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT PA KUSHT!” SHBA-të dhe aleatët e tyre do të “punojnë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit” sapo të zgjidhet një udhëheqës i ri i pranueshëm”.

Duke përdorur një lojë fjalësh me sloganin e tij ‘MAGA’, ai bëri thirrje për “TA BËJMË IRANIN TË MADH PËRSËRI”.

Shpërndaje në: