Trump pritet të paditet për ndalimin e hyrjes së myslimanëve në Amerikë
Kryeprokurorët demokratë nga 16 shtete amerikane pritet të jenë burim i rezistencës së fuqishme ndaj Trumpit, ashtu sikurse kryeprokurorët republikanë patën kundërshtuar politikat e ish-presidentit Barack Obama.
Një padi nga shtetet do të rriste forcën e kundërshtimeve ligjore ndaj urdhrit ekzekutiv të presidentit, i nënshkruar të premten vonë, sipas kohës amerikane, pasi që denoncimet në gjyq deri më tani janë bërë kryesisht nga individë të caktuar.
Trump ka ndaluar hyrjen e refugjatëve në vend për 120 ditë, ka ndaluar për një kohë të pacaktuar hyrjen e refugjatëve nga Siria, dhe ka ndaluar për 90 ditë hyrjen e shtetasve të Iranit, Irakut, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit.
Kryeprokurorët nga 15 shtete dhe nga Distrikti i Kolumbisë kanë thënë nëpërmjet një kumtese të përbashkët se do të bashkëpunojnë për të siguruar respektimin e Kushtetutës nga ana e qeverisë federale.



