Trump sfidon gjykatën: Do ta rivendos ndalimin e hyrjes së myslimanëve
Presidenti amerikan, Donalt Trump, ka sfiduar të shtunën gjykatën dh është zotuar se do ta rivendosë ndalesën e hyrjes në SHBA për qytetarët e shtatë vendeve me shumicë myslimane.
Deklarata e Trump vjen vetëm disa orë pas gjykatësi federal në Seattle, James Robart, vendosi që ndalesa ishte e jashtëligjshme.
Tump e quajti Robartin si “ të ashtuquajtur gjykatës” ndërsa vendimin e tij “qesharak” dhe që “ në thelb largon zbatimin e ligjit nga SHBA”.



