Trump i shton edhe një favor Rusisë: Anulon programin e CIA-s i cili ndihmonte sirianët për ta luftuar ndikimin rus
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka vendosur t’i japë fund një operacioni të fshehtë të CIA-s i cili kishte mbështetur rebelët sirianë për të luftuar kundër regjimit të Bashar al-Assad, raporton The Washington Post.
Zyrtarët e paidentifikuar të cituar nga “The Washington Post” thanë se kjo masë ishte pjesë e një përpjekjeje nga administrata Trump për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën, transmeton Periskopi.
Mijëra rebelë të moderuar sirianë u trajnuan dhe u armatosën në kudër të programit të CIA-s, nisur në vitin 2013 nën ish-presidentin amerikan Barak Obama. Por, qëllimi i operacionit për të ushtruar presion ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad i cili gjithnjë e më shumë po fillon të shfaqet problematik për paqën në Siri. Ky presion vjen edhe si pasojë e Rusisë e cila i vendosi trupat tokësore dhe forcën ajrore të saj në mbështetje të regjimit të Assad-it të 2015-ës.
Mbështetja për skemën e ndihmuar nga CIA u zvogëlua më tej në vitin 2016, kur një qeveri brutale e mbështetur nga Rusia i sulmoi rebelët nga zonat që ata mbanin në qytetin sirian të Aleppo.
Presidenti aktual Donald Trump njoftohet se mori vendimin për mbylljen e programit të trajnimit një muaj më parë, pasi ishte konsultuar më parë me këshilltarin e sigurimit kombëtar H.R. McMaster dhe drejtorin e CIA-s, Mike Pompeo.
“CIA” dhe “Shtëpia e Bardhë” nuk kanë pranuar të komentojnë mbi raportin. Zëdhënësja e “Shtëpisë së Bardhë” Sarah Sanders tha në një konferencë shtypi se ajo nuk ishte e vetëdijshme nëse Trump e ka diskutuar këtë çështje me Presidentin rus Vladimir Putin ku këta të fundit patën një takim në periferi të Hamburgut të Gjermanisë në samitin e G-20 këtë muaj.
Pas këtij takimi, SHBA dhe Rusia njoftuan se kanë arritur një marrëveshje për të mbështetur një armëpushim të ri në jug-perëndim të Sirisë përgjatë kufirit jordanez, një zonë ku shumë rebelë të mbështetur nga CIA po luftojnë kundër forcave të Bashar al-Assad./Periskopi/



