Trump: Tani është koha e duhur për marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump: Tani është koha e duhur për marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump tha se momentumi i marrëveshjes për armëpushim në Gaza mund të shfrytëzohet për të arritur një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës. Kështu tha ai gjatë takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trump e përshkroi arritjen e armëpushimit si një përpjekje që “askush nuk mendonte se mund të realizohej” dhe ia atribuoi suksesin sulmeve amerikane ndaj Iranit, duke theksuar se në proces ishin të përfshira 59 vende, shkruan BBC.

“Duhej të vendosnim tryezën si duhet,” tha Trump. “Mendoj se tryeza është vendosur siç duhet edhe tani. Do të jetë një nder i madh.”/Periskopi

Shpërndaje në: