Trump thotë se po bëhet progres i hatashëm në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump, ka thënë se është “një nder” të jetë me një “udhëheqës të fortë” dhe “njeri që e kam njohur shumë mirë” si Volodymyr Zelensky.
Ai thotë se do të flasë me ukrainasin rreth telefonatës së tij me presidentin rus, Vladimir Putin dje, raporton SkyNews.
“Mendoj se po bëjmë përparim të madh”, shtoi ai.
“Do të flasim për këtë sot. Do të flasim për atë që ndodhi dje me telefonatën time me Presidentin Putin. Mendoj se gjërat po shkojnë mjaft mirë. Filloi me Alaskën, ku mendoj se u diskutuan udhëzime të caktuara. Dhe duam të shohim nëse mund ta arrijmë këtë”, tha tutje ai.
Trump nuk e ka përmendur konkretisht çështjen e raketave Tomahawk, por raketat me rreze të gjatë veprimi të prodhuara në SHBA pritet të jenë në qendër të diskutimeve të sotme./Periskopi/



