Trump thotë se SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime brenda ‘dy ditëve të ardhshme’
Bisedimet midis SHBA-së dhe Iranit mund të rifillojnë “brenda dy ditëve të ardhshme”, i ka thënë Donald Trump gazetës së jashtme New York Post, ka transmetuar BBC.
“Diçka mund të ndodhë gjatë dy ditëve të ardhshme dhe ne jemi më të prirur të shkojmë atje [në Pakistan]”, i thotë ai gazetës.
Kjo vjen pas një takimi fundjave në Islamabad të Pakistanit, ku morën pjesë, ndër të tjerë, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance dhe kryetari i Parlamentit të Iranit Mohammad Bagher Ghalibaf. Bisedimet përfunduan pa një marrëveshje.
Më herët sot, media shtetërore e Iranit tha se janë shkëmbyer mesazhe midis Teheranit dhe Pakistanit, por nuk ka “asnjë informacion” në lidhje me ndonjë marrëveshje për të zhvilluar bisedime të mëtejshme me SHBA-në.



