Trump u bën thirrje myslimanëve
Presidenti amerikan, Donald Trump, u ka bërë thirrje vendeve myslimane që ta udhëheqin luftën ndaj radikalizmit, gjatë një fjalimi të tij madhor në Arabinë Saudite.
“Largojini nga kjo tokë”, iu tha Trump liderëve rajonalë në Riad, si pjesë e udhëtimit të tij të parë jashtë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Trump veçoi Iranin si fajtor për jo stabilitetin në rajon, duke thënë se ky vend duhet “izoluar”.
Fjalimi i tij shihet si një kthesë me myslimanët pasi që retorika e tij gjatë fushatës ndezi shqetësime në botën islamike.
Trump më herët kishte sugjeruar se do të ishte i hapur që të krijojë një datë me të dhëna për të gjithë myslimanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe kishte thirrur për myslimanët që të ndalohen përkohësisht që të hyjnë në SHBA pas shqetësimeve për siguri.



