Trumpi humb betejën me Gjykatën Supreme, i rrëzohen taksat ndaj shteteve
Gjykata Supreme ka rrëzuar tarifat globale të presidentit amerikan Donald Trump të premten, duke ia hedhur poshtë një nga çështjet kyçe në agjendën e tij ekonomike.
Kjo gjykatë ka vendosur që ligji emergjent për fuqitë ekonomike nuk ia lejon presidentit të vendosë tarifa të tilla.
Vitin e shkuar, Trumpi u kishte vendosur taksa të gjitha mallrave që importoheshin nga SHBA-ja.
Këtu përfshihet edhe tarifa reciproke që Trumpi ua pati vendosur shteteve që kishin tarifa ndaj produkteve amerikane.



