Trumpi nuk është agjent rus, por mbetet budallë – E pranon edhe Stephen Colbert

Trumpi nuk është agjent rus, por mbetet budallë – E pranon edhe Stephen Colbert

Në episodin e parë të “Emisionit të Vonshëm” pasi Robert Mueller e dorëzoi raportin e tij, Stephen Colbert bëri më të mirën që të balanconte frustrimin me poshtërimin.

“Fer është fer,” tha ai. “Barri [prokurori] tha që Muelleri nuk përmend se kishte marrëveshje mes Trumpit dhe Rusisë, kështu që na duhet të heqim këtë gjë nga lista e arsyeve pse Trumpi nuk është i mirë për të qenë president.”

Më pas, Colberi u bë më i qartë: “Shokë, më sillni tabelën,” u çorr ai, dhe më pas ia sollën një tabelë të bardhë me një listë gjërash kontroverse që Trumpi i kishte thënë apo bërë.

Ndër to:

I futi fëmijët në kafaz. Vazhdimisht përqafte flamurin. I thirri nazistët “njerëz shumë të mirë”. Provoi t’i ndalonte myslimanët. E shkatërroi Kanye-n [Westin]. Duhet nga supremacistët e bardhë. Shoqërohet me kriminelë të dënuar. Është babai i Don Juniorit. Është rrenc patologjik. Refuzon të marrë një qen. Vazhdon të sulmojë John McCainin. I ofendon aleatët. I sulmon njerëzit e rëndomtë në Twitter. I ka quajtur vendet afrikane si “vende të vrimës së m*tit”. Nuk mund ta mbyll ombrellën. Krejt budallë.

“Duhet të bëhem korrekt me të, duhet ta heq Muellerin nga lista” tha Colbert më tej.

Shpërndaje në: