Trumpi thotë se do të takohet me Putinin në Hungari
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë të ditur se do të takohet në Hungari me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, raporton “BBC”.
Trump ka bërë një postim në “Truth Social” pas telefonatës që pati me presidentin rus.
Ai tha se telefonata ishte “e mirë dhe produktive”, duke shtuar se “këshilltarë të nivelit të lartë” nga të dyja vendet do të takohen javën e ardhshme.
“Unë dhe presidenti Putin do të takohemi më pas në një vend që kemi rënë dakord, në Budapest të Hungarisë, për të parë nëse mund ta përfundojmë këtë luftë ‘të palavdishme’ mes Rusisë dhe Ukrainës”, ka shkruar Trump.



