Truproja e Kylie Jenner thyen heshtjen: Nuk jam unë babai i foshnjes
Fansat e Kylie Jenner dolën me një teori të cuditshme ku pretendonin se truproja e saj, Tim Chung, ishte babai i fëmijës Stormi.
Por truproja ka thyer heshtjen e tij për këtë cështje pasi fillimisht refuzoi të mohonte atësinë.
Teoritë e cuditshme filluan pasi fansat krahasonin fotografitë e vogëlushes me Timin.
Truproja Tim publikoi një fotografi në Instagram, ku ai ndan deklaratën e tij me përshkrimin: “Komenti im i parë dhe i fundit”.
“Unë jamë një person shumë privat dhe normalisht nuk do t’i përgjigjem kurrë thashethemeve dhe tregimeve që janë kaq qesharake. Nga respekti i madh për Kylie, Travis, vajzën e tyre së bashku me familjet e tyre, unë do të doja të shprehesha se marrëdhëniet e mia me Kylie dhe familjen e saj kanë qenë shumë të kufizuara në mënyrë rigoroze dhe vetëm profesionale,” shkruan truproja në foton e shpërndarë.
Kylie mirëpriti fëmijën e saj të parë me të dashurin Travis Scott më 1 shkurt.






