Tuchel: Neymar mungon kundër Unitedit
Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel ka konfirmuar se ylli brazilian, Neymar është duke bërë testet mjekësore dhe siç shihet do të mungojë disa javë.
“Neymar është lënduar keq dhe nuk besoj se do të mund të riaftësohet në kohë për ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United”- tha Tuchel.
Transferi më i shtrejtë në histori të PSG-së, lëndoi këmbën e djathtë gjatë ndeshjes së ligës fraceze kundër Strasbourg-ut që e fituan 2-0.

Edhe pse Neymar mungoi në ndeshjen e fundit, Parisi arriti që të mposhtë me lehtësi Stade Rennes-in me rezultat 4-1.
“Siç thashë edhe më parë Neymar u lëndua keq, nuk e dimë se në çfarë date do të rikthehet por është shumë e vështirë që të paraqitet kundër Manchester UTD – shtoi Tuchel./Periskopi/



