Tuchel: UEFA është fajtore për…
Thomas Tuchel e konsideron UEFA-n fajtore për humbjen e Borussia Dortmundit ndaj Monacos.
Sipas trajnerit gjerman UEFA është dashur të na pys se a jemi në gjendje të zhvillojmë këtë takim pas asaj çfarë ndodhi.
“Situata është absurde. I kishim në dispozicion vetëm 15 futbollistë. Kjo ndeshje nuk duhej të zhvillohej sot. UEFA ka bërë një gabim të madh”, deklaroi Tuchel, përcjell Periskopi.
Borussia Dortmund u mposht nga Monaco me rezultat të ngushtë, 3:2. /Periskopi/



