Tuna derdh lot për Ergi Dinin
Ajo ka shfaqur një talent të ri në skenë. Me ndihmën e saj ai sfidoi konkurentët e tjerë që mernin pjesë në garë. Tuna shprehet e pikëlluar për ikjen e 20 vjeçarit. Ajo i ka dedikuar një status në rrjetin e saj “Instagram” ku shpreh dhimbjen për vdekjen e mikut të saj.
“T’njoha ne sfiden tende me t’madhe dhe gezohem qe isha pjese e saj! Te njoha ne rrezet e para te tua te agimit qe duhej te ishin dhe te perendimit, por nje dite, jo kaq heret! Me ty derdha lotet e gezimit, por keto lot tani nuk jane te drejta! U prehsh ne paqe rebeli im kampion sepse e di qe engjujt aty lart do kujdesen per ty!”, ka shkruar Tuna.




