Tuna konfirmon shtatzaninë
Sot, e ftuar në emisionin “E diela shqiptare”, gjatë prezantimit të këngës së saj “Duam” për në “Kënga Magjike”, ajo ka pranuar se është shtatzënë.
Teksa prezantuesi Ardit Gjebrea afroi kokën te barku i saj, Tuna tha: “Kam dashur ta mbaj të fshehtë por nuk e di si doli lajmi”. E ndërkohë ka pohuar se babai i fëmijës është artisti kosovar Patris Berisha dhe se megjithëse e di gjininë, dëshiron ta mbajë sekret.



