Tuna krizë në martesë? Ajo dhe Patrisi habisin me veprimin e fundit

Tuna krizë në martesë? Ajo dhe Patrisi habisin me veprimin e fundit
Rreth dy javë më parë, portalet u mbushën me lajme se Tuna Sejdi dhe Patris Berisha nuk po përjetojnë kohërat më të mira në lidhjen e tyre.

Reflektimi u vërejt edhe në mungesën e paraqitjeve të përbashkëta dhe sjelljet e çuditshme të Tunës në rrjete sociale.

Nuk kaloi shumë kohë dhe demanti indirekt u dha nga çifti me foto të përbashkëta. Por, gjërat janë bërë lëmsh sërish!

Pasi e riktheu në listën e personave që ndjek Patrisin, Tuna së fundmi e ka eliminuar sërish dhe kësaj rradhe është pasuar me veprim të njejtë edhe nga Patrisi.

Të dy tashmë nuk ndjekin në rrjete sociale njëri-tjetrin duke konfuzuar sërish fansat.

Nuk dihen arsyet por nëse një gjë e tillë bëhet për vëmendje, atëherë dyshja bëjnë mirë të mos përsërisin një gjë të tillë.

Shpërndaje në: