Tuna – mollë sherri mes prezantuesve të njohur, Ermali i përgjigjet Rudina Magjistarit
Histeri e ka quajtur Ermal Mamaqi reagimin e njerëzve për intervistën pa doreza që ka dhëne për programin e tij në televizionin Klan, Altuna Sejdiu, e njohur me emrin e artit Tuna! E ftuar së bashku me partnerin e saj, Patrisin, prindër të Tianit të vogël, këngëtarja provokuese nuk ka kursyer edhe Rudina Magjistarin, e cila pak muaj më parë pati në studio kunatin e saj, këngëtarin Robert Berisha.
Ajo deklaroi se nuk do të marrë pjesë kurrë në programin e Magjistarit, ndërsa vetë prezantuesja dhe autorja prej 10 vitesh tashmë në Klan, nuk e kurseu një status të gjatë këtë mëngjes të diele, në të cilin shigjetonte dhe vetë mikëpritësin Ermal Mamaqi.





