Turan dhe pesë transferimet më të dështuara në histori të Barcelonës (Foto)
Me turkun që po bëhet gati që të kthehet në vendlindje, ‘Goal.com’ ka bërë një listë prej transferimeve më të dështuara të Barcelonës, transmeton Periskopi.

#1 Arda Turan
Mesfushori turk arriti në Barcelonë në verën e vitit 2015 për një shumë prej 34 milionë euro, por priti plotë gjashtë muaj për të debutuar pasi katalunasit ishin të denuar nga FIFA.
30-vjeçari i bëri vetëm 55 paraqitje që prej atëherë, secila ndeshje i kushtoi klubit rreth një milion euro duke e llogaritur çmimin që i pagoi Barcelona klubit madrilien, Atletico Madrid dhe pagën që ishte nënshkruar në kontratë me Arda Turanin.
Ai nuk luajti asnjë minutë në këtë sezon dhe pas gëzimit që patën, tifozët e Barcelonës do të ishin të lumtur nëse ai largohet.

#2 Dmytro Chygrynyskiy
Një transferim i çuditshëm i Barcelonës në vitin 2009, Dmytro Chygrynskiy kaloi vetëm një sezon në klubin katalunas, dhe ishte zhgënjyes për ukrainasin.
Barcelona pagoi 25 milionë euro për të. Por ai bëri vetëm 14 paraqitje për ‘blaugranan’ dhe ai u shit menjëherë pas një viti në Shakhtar për 15 milionë euro në verën e vitit 2010.

#3 Alex Song
Në verën e vitit 2012, Barcelona ishte në kërkim të një lojtar i cili mund të operonte si mesfushor defensivë dhe si qendër mbrojtës. Dhe pasi Athletic Bilbao kërkoi plotë 40 milionë euro për Javi Martinezin, ata transferuan Alex Songun nga Arsenali për 17 milionë euro.
Megjithatë, një përformancë katastrofale nga kameruniani në mbrojtje dëshmoi se ai nuk do të ishte i dobishëm për atë pozitë, dhe po ashtu edhe në mesfushë shihej se ai nuk do të përshtatej me formacionin e Barcelonës.

#4 Alex Hleb
Alex Hleb u transferua në Barcelonë për 17 milionë euro në verën e vitit 2008, edhe pse ai luajti disa ndeshje nga fillimi për klubin katalunas, ai nuk luajti rol të madh në fitimi e tripletës nga Barcelona në atë sezon.
Belarusiani impresionoi në tre sezonet në Arsenal, por 36 ndeshjet e tij me Barcelonën ishin të dobëta dhe ai dështoi të shënojë ndonjë gol për Barcelonën.
Ai më vonë u huazua në Stuttgart, Birmingham dhe Wolfsburg – dhe hera e fundit që është parë ishte në ligën e Rusisë.

#5 Keirrison
Keirrison u transferua në Barcelonë nga Palmeirasi për 14 milionë euro në vitin 2009, por sulmuesi dështoi që të gjejë ndonjë vend në formacionin e parë për katalunasit.
Sulmuesi u huazua menjëherë në Benficë, para se të kalonte në Fiorentina. Ai më vonë luajti në Santos, Cruzeiro dhe Coritiba.
Në 2014, ai e lëshoi Barcelonën si transfer i lirë duke u bashkuar Coritibas dhe tash luan për klubin një klub të vogël në brazil, Londrina. /Periskopi



