TURP: Buleshkaj, që rekomandoi certifikimin e Kurtit, godet dikë me këngë të Unikkatilit
Drejtori Ekzekutiv i ZRPPC-së që rekomandoi përçudshëm aprovimin e të gjitha listave të kandidatëve, përfshirë edhe personat që kishin probleme me ligjin, ka bërë një veprim shqetësues.
Njeriu që paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës dhe drejton një institucion shumë të rëndësishëm për demokracinë e vendit ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një këngë të rep-këngëtarit Unikkatil, i njohur për vargjet me ofendime eksplicite dhe promovim të stilit të rrugëve.
Kënga të cilën e ka shpërndarë z.Buleshkaj thirret “Vetëbesim” [Vetbesim] dhe kërkon më shumë vetëbesim nga njerëzit derisa shpall veten “Mbret të Repit”, përcjell Periskopi.
Madje, ai ka shkruar edhe fjalët e tekstit me disa sharje mjaft problematike për një drejtor institucioni.
Nuk dihen motivet e një veprimi të tillë nga ana e z.Buleshkaj. Ndoshta ai ka shpallur veten “Mbret të Pishmanllëkut” pasi parmbrëmë deklaroi se nuk “kishte pasur kohë të shqyrtonte listat e dërguara nga partitë politike për të verifikuar se kush kishte pasur probleme me ligjin”.
Për Buleshkajn besohej se kishte rënë pre e presionit publik dhe linçimeve që po kryenin militantët e Vetëvendosjes.
Përtej Kurtit, nëse do të pyetej Buleshkaj do të kalonin edhe shumë 46 kandidatë të tjerë për deputetë duke e kontaminuar kësisoj garën zgjedhore të 14 shkurtit. /Periskopi




