TURP për Vokrrin dhe Kamishin. Gënjyen për Xhakën
FIFA tregoi një ditë më parë, se Granit Xhaka dhe çdo lojtar tjetër pjesëmarrës në Euro 2016, nuk mund të ndërronte kombëtare. Që i bie se babai i Granitit, kishte të drejtë dhe se Fadil Vokrri me Bekim Haxhiun, gënjyen dhe i njollosën pa të drejtë.
Në një emision sportiv në KTV, Haxhiu këmbngulte t’i quante lojtarët që nuk erdhën, joatdhetarë. Ai thoshte me bindje, se asnjë kërkesë këta lojtarë nuk e kishin bërë në shtëpinë më të madhe të futbollit dhe se po ta bënin, kalimi te Kosova, do t’iu lejohej.
Graniti, lojtari i Arsenalit, e shkroi një letër ku thoshte se FIFA nuk i lejon të ndërrojnë kombëtare, ata lojtarë që u paraqitën në EURO 2016 – gjë të cilën e përsëriti dje edhe FIFA. (periskopi.com)
Por pse gënjen Federata jonë? Është për keqardhje e gjithë puna e saj. Nuk ka tifozë. Ka fusha të tmerrshme. Ka kurdisje ndeshjesh. Ka referime tendencioze. Rrahje në fushë. Dhe cilësi të dobët të lojës. Kjo federatë nuk ka ditur të shtronte politikat zhvillimore për futbollin, si sporti më popullor në vend.
Prandaj edhe nuk e ka të zorshme të gënjejë papërgjegjshëm sa i përket kombëtares. Kombëtarja mbetet e vetmja gjë me të cilën mund të mburret. Dhe e cila, është e mbushur me lojtarë të prodhuar jashtë Kosovës.



