Turqi, një i vdekur dhe 9 të plagosur në përplasjen mes dy familjeve

Turqi, një i vdekur dhe 9 të plagosur në përplasjen mes dy familjeve

Të paktën një person u vra dhe nëntë të tjerë u plagosën në konfliktin mes dy familjeve që ndodhi në qytetin turk të Konjas. Bëhet fjalë për dy familje mes të cilave edhe më parë kanë ekzistuar mosmarrëveshje.  Përleshja verbale filloi në lagjen Selçuk të Konjas, e cila më vonë u përshkallzua në një konflikt serioz gjatë të cilit janë përdorur edhe thika. Me këtë rast janë plagosur 10 persona, në mesin e të cilëve njëri ndërroi jetë pas transferimit në spital.  Gjithashtu raportohet se edhe dy të tjerë janë në gjendje kritike.

Shpërndaje në: