Turqia deklason Kosovën
Ky takim është zhvilluar në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegan Cup” që po zhvillohet në Izmir të Turqisë.
Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit pësuan golin e parë në minutën e shtatë. Goli i dytë erdhi në fund të pjesës së parë, ndërsa më pas turqit realizuan edhe dy gola për fitoren 4 me 0.
Kosova pati një rast të mirë nga penaltia, por që ky rast nuk u shfrytëzua nga Altin Lutolli.
Nesër Kosova do të luajë ndaj Greqisë në ndeshjen “FairPlay”, derisa ndeshjen e radhës për pikë në kuadër të Grupit A e zhvillon kundër Sllovakisë, më 19 janar.




