Turqia dorëzon kandidaturën për organizimin e EURO 2024
Kryetari i TFF-së, Yildirim Demiroren, dosjen zyrtare për aplikim për organizimin e EURO 2024 ia dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, në qytetin Nyon të Zvicrës në selinë e UEFA-s.
Afati për paraqitjen e dosjeve të shteteve për organizimin e kampionatit përfundon nesër.
Ndërkohë, edhe Gjermania dorëzoi dosjen për organizimin e EURO 2024.



