Turqia hedh poshtë projektligjin që përdhunuesit falen nëse martohen me viktima

Turqia hedh poshtë projektligjin që përdhunuesit falen nëse martohen me viktima

Kryeministri turk, Binali Yildirim, ka tërhequr projekt – ligjin që do i falte përdhunuesit në rast që martohen me viktimat.

Ky projekt- ligj shkaktoi protesta të shumta nëpër vend si dhe u dënua shumë nga ndërkombëtarët, transmeton Klan Kosova.

Kritikët u shprehën se ky projekt- ligj do e legjitimonte përdhunimin dhe do i inkurajonte praktikën e martesës me fëmijë.

Agjencitë e OKB-së, i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos e mirtatojë projektligjin, duke argumentuar se ky ligj do e dëmtonte aftësinë e shtetit për të luftuar abuzimin seksual si dhe martesën me fëmijë.

Shpërndaje në: