Turqia mposht Finlandën, merr vendin e tretë
Ishte Cenk Tosun ai që i dha fitoren kombëtares turke duke shënuar të dy golat e fitores, transmeton Koha.net. Ai shënoi dy gola të shpejtë në minutat 9 dhe 13.
Turqia, që është në Grupin I bashkë me Kosovën, Kroacinë, Ukrainën, e Islandën, tani ngritet për një pozitë dhe është në vendin e tretë me 8 pikë.



