Tyga flet për ndarjen me Kylie Jenner
Tyga është hapur në lidhje me atë që shkaktoi ndarjen e tij me të dashurën Kylie Jenner, transmeton Klan Kosova.
Reperi shpjegoi se ai mendonte se marrëdhënia është duke ndikuar në karrierën e tij dhe se ai ishte duke u zbehur.
“Kur ju jeni në një marrëdhënie shumë publike, është e vështirë për njerëzit e tjerë të të shohin më ndryshe se kaq”.
Tyga shtoi: “Kjo gjë përfundoi në pikën në të cilën duhej, si: “të respektoj, më respekto”. “Mendoj se është një gjë e ndërsjellë. Kjo ishte ajo që duhej të ndodhte. Kur diçka është e dëmtuar apo diçka nuk është e drejtë, ju nuk mund ta rregulloni në një moment. E vetmja gjë është koha”.
Reperi gjithashtu shtoi se ai është ende mik me Kylie dhe se nuk përjashton mundësinë e ribashkimit me të në të ardhmen.



