Tyson Fury bën një hap të madh drejt rikthimit (Foto)

Tyson Fury bën një hap të madh drejt rikthimit (Foto)

Boksier kontraversial, Tyson Fury ka nënshkruar një marrëveshje të re me kompaninë e menaxhimit të boksierëve, Matthew Macklin “MTK Global”.

Britaniku ka qenë joaktiv që prej kur mposhti Wladimir Klitschkon, në Tetor të 2015. Ai ka postuar në instagram marrëveshjen e re me “MTK Global” që bënë të kuptohet se ai po kthehet, përcjell Periskopi.

Në këtë deklaratë, Fury i ka përmendur Anthony Joshuan dhe Deontay Wilder si kundërshtar potencial të tij. /Periskopi

 

Shpërndaje në: